Premtimet e Bashës për pagat – Kreu i PD: Brenda 6 muajsh do e rrisim në 300 euro. Rikthejmë taksën e sheshtë
Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes paga minimale në shkallë vendi do të shkojë në 300 euro, ndërsa brenda 4-vjeçarit 400 euro”. Premtimi është bërë nga krye demokrati Lulzim Basha teksa merrte pjesë në kongresin e 6-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Basha foli dhe për kontratat e partneriteti publik-privat për ndërtimin e rrugëve, të cilat I konsideroi si kriminale e për pasojë do të hetohen që ditën e parë që kjo parti do të vijë në pushtet. Sa I takon programit ekonomik, krye demokrati tha se do të rikthehet taksimi i sheshtë, që sipas tij do të fiksohet në 9%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.