Premtimet e Gjiknurit për rrugët – Ministri: Brenda mandatit mbyllen gjithë kantieret, financimi i garantuar
Brenda 3 vitesh do të përfundojnë të gjitha punimet në akset rrugore si dhe ato që do të nisin pas nënshkrimit të kontratave përmes partneritetit publik-privat, pasi financimi i tyre është siguruar”. Premtimi është bërë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ku po diskutohej mbi aktin normativ të buxhetit.
Sipas Gjiknurit për 3 vitet e ardhshëm janë 1.4 miliard dollarë që do të shkojnë për investime në rrjetin rrugor, duke shtuar se përveç akseve të mësipërm po projektohen investime edhe në disa akse të tjerë kombëtare, që krijoj konektivitet edhe me vendet e rajonit.
Gjiknuri tha se të gjitha investimet në infrastrukturë bëhen në funksion të rritjes ekonomike dhe rritjes së turizmit.
Akset rrugore të premtuar:
Tiranë-Elbasan
Unaza e Madhe e Tiranës
Bypass Fier
Bypass Vlorë
Kardhiq-Delvinë
Rruga e Arbrit
Thumanë-Kashar
Milot-Balldren
Porti i Jahteve-Orikum-Dukat
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.