Premtimet e politikës për biznesin – Muço: Të shihemi si partnerë për zhvillimin ekonomik të vendit
Biznesi duhet të shikohet nga qeveria e ardhshme si partner për zhvillimin ekonomik të vendit . Përfaqësues i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm Bujar Muço, në një intervistë për televizionin SCAN apelon për angazhim konkret të partive politike pas 25 prillit sa i takon premtimeve që ato kanë bërë për mbështetjen e kësaj kategorie.
Muço e vlerësoi situatën e biznesit si më të vështirën në 30 vitet e fundit.
Përfaqësuesi i shoqatës e cilëson ndihmën e dhënë për këtë kategori gjatë pandemisë si të papërfillshme, gjë e cila e ka rënduar edhe më shumë biznesin pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për mbështetje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.