Premtimet e qeverive, Ekonomi dhe Bajrami: Lehtësi për procedurat mes dy vendeve
Takimet mes qeverive të dy vendeve duket se i kanë lehtësuar disi, por nuk janë eliminuar barrierat për sipërmarrjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Problematikat që has çdo ditë biznesi janë të ndryshme, tha Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, por duhet të fokusohemi tek ato që janë më emergjente, si marrëveshje nën/CEFTA dhe standardizimi i produkteve të dy vendeve.
Sipas saj, duhet që laboratorët e të dy vendeve duhet të njohin certifikatat reciproke.
Sipas statistikave, nga Shqipëria në Kosovë ushtrojnë aktivitetin 903 biznese, ndërsa nga Kosova në Shqipëri rreth 600.
Investimet shqiptare në Kosovë në vitin 2016 llogariten 28.6 milionë euro, ndërsa investimet nga Kosova në Shqipëri, në vitin 2016, ishin 15.6 milionë euro.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.