Premtimet elektorale – Biznesi paraqet platformën ekonomike paszgjedhore
“Evazion premtimesh” i ka etiketuar komuniteti i biznesit, premtimet elektorale te forcave politike.
Duke iu referuar premtimeve të shumta që partitë politike po bëjnë gjatë fushatës elektorale, komuniteti i biznesit ka paraqitur një platformë të plotë me kërkesa, specifikuar në sektorë të ndryshëm, për qeverinë që do dalë pas zgjedhjeve.
Kjo platformë, e propozuar nga Forumi i Biznesit, ka si synim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, i cili mbështetet në identifikimin dhe analizën e kapaciteteve, potencialeve dhe burimet që ofron vendi ynë.
Gjithashtu biznesi i bën thirrje klasës politike që me konfigurimin e qeverisë së re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit të krijohet ministria e Tregtisë dhe Sipërmarrjes, drejtimi i së cilës do të propozohet nga vet biznesi.
Ndër propozimet e tjera të kësaj platforme janë hartimi i një modeli të zhvillimit ekonomik të vendit për një periudhë 10-15 vjeçare në konsultim të ngushtë me sipërmarrjen, bazuar në kapacitetet, potencialet dhe burimet që ofron vendi ynë.
Po ashtu, rritja e konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, duke patur në vëmendje sektorët me prioritare për të cilët duhen përgatitur menjëherë një serë paketash lehtësuese me karakter ligjor, procedural, tatimor dhe tarifor.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.