Premtimi i Von der Leyen / Siç ndihmuam me fondet e tërmetit, i njëjti ritëm dhe për hapjen e negociatave
Shqipëria pas ndihmës së jashtëzakonshme që ka marrë në Konferencën e Donatorëve, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, në muajin mars pret edhe një tjetër vendim të rëndësishëm nga Bashkimi Europian, siç janë hapja e negociatave.
Në samitin që do të zhvillohet në Zagreb, pritet që liderët e shteteve anëtarë të japin konfirmimin e tyre. Rreth kësaj teme Von der Leyen u shpreh:
“Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë me të njëjtin përkushtim kemi punuar që Shqipëria të shtrojë rrugën për hapjen e negociatave. E kemi rishikuar metodologjinë. Ishte e nevojshme për të treguar se ku po shkojmë bashkë. Ka ardhur koha që ne të fillojmë të hapim bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne i kemi kërkuar shumë gjëra dhe ata i kanë bërë”, tha Ursula von der Leyen.
Ajo tha se metodologjia e re do të ofrojë një perspektivë më të besueshme për Shipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe deklaroi se në fillim të Marsit do të botojë një raport të ri me qëllim që të krijojë besim për të gjitha palët.
“Ne sapo kemi ndryshuar metodologjinë, e cila përshpejton procesin dhe ofron perspektiva më të besueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që mund të ecim përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët për hapjen e negociatave. Unë kam besim. Ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim të krijojmë besim për të gjitha palët”, deklaroi presidentja e KE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.