Presidenca shqiptare e OSBE/ Prioritetet dhe sfidat kryesore për Presidencën shqiptare në 1 vit
Shqipëria ka marrë gjatë këtij muaji, presidencën e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian ose si njihet ndryshe si OSBE. Organizata me 57 anëtare ka në përberje si asnjë organizatë tjetër SHBA, Rusinë, shtete e Azisë Qëndrore, Europiane dhe Kanadanë.
Kjo organizatë si prioritete të punës së saj ka sigurinë, aspekte politiko-ushtarake, ekonomike, të mjedisit apo që lidhen me të drejtat e njeriut. Në ceremoninë e zhvilluar në Vjenë, kryeministri Edi Rama që njëkohësisht është edhe ministër si jashtëm, do të jetë edhe kreu i Presidencës 1 vjeçare.
Por në një organizate me shtete problematike si Rusia, sfidat janë të shumta, duke qenë se çdo shtet është me të drejta të barabarta dhe vendimet merren me konsensus. Një prioritetet e fundit të OSBE padyshim është zgjidhja e problemit që ka dalë nga pushtimi që Rusia i ka bërë Krimesë pjesë e Ukrainës, kjo është një sfidë e rëndësishme për organizatën duke parë që të dyja shtetet janë pjesë e OSBE.
Kryeministri Rama tha se do vizitojë Ukrainën në udhëtimin e tij të parë, por ne një terren tashme të shtruar pasi palët kanë nënshkruar atë që njihet si Protokolli i Minskut, që i dha fund luftimeve mes 2 shteteve në rajonin e Donbas në Donjesk.
Por pavarësisht suksesit të Minsk 1 dhe 2 ku pjesë ishin edhe Franca dhe Gjermania, marrëveshja u shkel nga rebelet pro rusë dhe luftime sporadike nuk kanë ndalur. Përfaqësuesit e Shqipërisë si shtet kryesues përveç se duhet të zhvillojnë takime në zonat e prekura, duhet të krijojë hapësirat e nevojshme për dialog.
Një prioritet tjetër i presidencës shqiptare do të jetë sjellja e një qasje te nga angazhimi direkt në terren, duke monitoruar zonat që ka konflikte, proceset zgjedhore kudo ku ka dhe mbështetja e reformave.
Rama u ndal edhe te elemente të tjera që lidhen me promovimin e grave në vendimarrje por edhe në aspekte të tjera që lidhen me anagazhimin direkt në zgjidhjen e konflikteve.
Në këtë prioritet Shqipëria do të punojë edhe me Kombet e Bashkuara. Aspekte që lidhen me lirinë e shprehjes do të jenë ndër pikat e rëndësishme, duke qene se lidhet me një prioritet të OSBE-së, ku Shqipëria do të japë kontribut duke punuar me OSBE në luftën ndaj fenomenit fake neës apo të dis informimit.
Aspekte të lidhen me të drejtat e njeriut eshtë vijimi i luftës kundër ekstremizmit fetar, apo lufta kundër korrupsionit, lufta ndaj trafikut të qënieve njerezore armëve.
Presidenca e OSBE për vende të vogla si Shqipëria është sfidë, për këtë arsye kryeministri Rama ka zgjedhur të angazhojë edhe ish ministrin e Jashtëm me jetëgjatë në 25 vite pluralizëm Ditmir Bushati si i dërguar i posacëm, dhe me eksperiencë të konsiderueshme në diplomaci, me të cilin pak kohë më parë pati dhe shumë divergjenca.
Arber Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.