Presidenti dekreton ambasadorin e ri shqiptar në Spanjë dhe Marok
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme Gazmend Barbullushi duke e emëruar si ambasador në Mbretërinë e Spanjës edhe në Mbretërinë e Marokut.
Sipas njoftimit, Gazmend Barbullushi merr detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.