Presidenti francez Macron humbet shumicën absolute në parlament pas largimit të 17 deputetëve
Presidenti francez Emmanuel Macron humbi shumicën e tij parlamentare të martën pasi disa prej deputetëve të tij u larguan për të krijuar një grup të ri politik.
Shtatë deputetë të La Republique En Marche (LREM) të Macron janë bashkuar me grupin e ri të quajtur “Ekologji, Demokraci, Solidaritet”.
Të përbërë nga 17 ligjvënës, përfshirë ish parlamentarë të tjerë të ish-LREM, grupi tha se do të ishte “i pavarur” dhe se nuk do të ulet “as në shumicë dhe as në opozitë”.
Lëvizjet më të fundit do të thotë se Partia e Macron tani ka 288 deputetë – vetëm një larg mazhorancës absolute. LREM kishte 314 deputetë në fillim të presidencës së Macron.
“Me këtë krizë COVID-19, ne kemi nevojë për të kapërcyer ndarjet dhe qëndrimet, dhe kolektivisht të ndërtojmë botën më pas,” shkruajti Matthieu Orphelin, bashkë-presidenti i grupit në Twitter.
Në një deklaratë politike të postuar në internet, ata thanë se ata do të “jenë një forcë kërkuese, e gatshme për të ndërtuar me qeverinë dhe shumicën sa herë që dëgjojnë propozimet tona, si me të gjitha grupet politike, për të ndërtuar shumicat e ideve për të dhënë përparim ekologjik dhe një shans shoqëror për të patur sukses “.
Partia qeverisëse theksoi megjithatë se ajo vazhdon të ketë një shumicë me Richard Ferrand, Presidentin e Asamblesë Kombëtare, duke theksuar se ajo ka mbështetjen e partisë centrististe MoDem dhe 46 ligjvënësve të saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.