Presidenti i KE, Juncker uron kryeministrin Rama për fitoren: Keni mandat të qartë për të vazhduar reformat – Garanton mbështetjen e KE
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë letër urimi, Juncker shprehet se Rama tashmë ka mandatin e qartë për të vazhduar reformat. Gjithashtu, Presidenti i KE i garanton kryeministrit Rama mbështetjen e Komisionit Europian.
Ai thotë se duhet të vijojë zbatimi i Reformës në Drejtësi. “Shqipëria është partner i rëndësishëm i BE dhe rruga për në BE kërkon dialog konstruktiv”, shprehet Juncker.
Congratulations @ediramaal. You got a clear mandate to pursue the reforms already started. You can count on continued @EU_Commission support pic.twitter.com/2jEI2Ip4Xy
— Jean-Claude Juncker (@JunckerEU) July 4, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.