Presidenti i Kosovës deklaroi se marrëveshja me Serbinë, do realizohet këtë vit- Reagimi i Vuçiç pesimist
Presidenti i Kosovës është shprehur se ka shpresa për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, këtë vit për normalizimin e lidhjeve pavarësisht, tensioneve të shkaktuara së fundmi. Por presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, është shprehur pesimit në lidhje me këtë çështje në Sllovaki, pasi sipas tij, që të dyja palët duhet të vazhdojnë të përpiqen për të arritur një marrëveshje.
Ndërkohë, Serbia, kushtetuta e së cilës që e sheh ende Kosovën si territor serb, po e bllokon Kosovën që të bashkohet me institucionet ndërkombëtare si Interpol dhe UNESCO. Ajo gjithashtu ende ofron ndihmë financiare për serbët etnikë në Kosovë.
“Ky proces i përpjekjes për të normalizuar lidhjet, mes dy vendeve, tani është në krizë, por unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet këtë vit” -tha Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Serbia i vuri trupat e saj në alarm të plotë, por Vuçiç i tha gjithashtu se vendi duhej ta pranonte se kishte humbur kontrollin mbi Kosovën. Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën përmes marrëveshjes“, tha ai.
Vuçiç tha për konferencën e Bratislavës që ai synonte të ruante paqen në rajon.
“Jam shumë pesimist për realizimin e kësaj marrëveshjeje” tha ai. Vuçiç po përpiqet të ruajë aspiratat e Bashkimit Evropian të Serbisë dhe lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, duke marrë parasysh se pavarësia e Kosovës nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE, nga Rusia apo Kina.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.