“Presidenti i ri”, Balla: U njohëm me propozimet e LSI, PS mbështet Ilir Metën. I propozuar edhe Petrit Vasili
“U njohëm me propozimet e LSI për kandidatët për President. Propozimet e ardhura nga LSI pas mbledhjes së kryesisë ishin Petrit Vasili dhe Ilir Meta. PS vazhdon të mbështesë unanimisht kandidaturën e Ilir Metës”.
Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat nënkryetari i grupit të PS, Taulant Balla ku më gjatë u shpreh se: “U njohëm me dy propozimet e LSI në garën për President. Propozimet e LSI në këtë garë ishin Petrit Vasili dhe Ilir Meta. Kryesia e PS, pasi u njoh me propozimet, vendosi të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës. Nesër në mëngjes do të mblidhet edhe grupi i PS-së”, tha Balla.
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në mbrëmje Kryesinë e PS në selinë rozë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.