“Presidenti i ri”, Mesila Doda: Kemi firmosur për kandidaturën e Metës
PDIU mbështet kandidaturën e Ilir Metës si President.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Mesila Doda pohoi se bashkë me Shpëtim Idrizin dhe Aqif Rakipin kanë dhënë firmat për kreun e Kuvendit Meta, si kandidat për President.
“Ne kemin dhënë dje firmat për kandidaturën e zotit Meta. Unë zoti Idrizi, zoti Rakipi kemi firmosur ndërkohë për të”, u shpreh deputetja e PDIU, Mesila Doda, gjatë një deklarate për mediat.
Deklarata e deputetes së PDIU u bë pas një takimi që partitë e vogla patën me ambasadorët e huaj në vend.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.