Presidenti i ri i Ukrainës, Zelenskiy, shpërbën parlamentin
Presidenti i ri i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, gjatë betimit ditën sot deklaroi menjëherë se do të shpërbënte parlamentin duke bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme, me qëllim që të fitojë vende në një legjislaturë ende të dominuar nga besnikët e paraardhësit të tij.
Zelenskiy, një komedian pa përvojë paraprake politike, fitoi presidencën me një dominancë të dukshme muajin e kaluar, por partia e tij e re nuk ka përfaqësim në parlament, duke e bërë të përshtatshme për të që të kërkojë zgjedhje të menjëhershme, meqenëse popullariteti i tij mbetet i lartë.
Ai tha se detyra e tij e parë ishte arritja e një armëpushimi në Ukrainën lindore, ku konflikti pesëvjeçar me separatistët e mbështetur nga Rusia, ka vrarë 13,000 njerëz. Ai shtoi se dialogu me Rusinë mund të ndodhë vetëm pas kthimit të territorit të Ukrainës dhe të burgosurve të luftës.
Puna me parlamentin do të jetë vendimtare për aftësinë e tij për të përmbushur pritshmëritë e votuesve të tij dhe gjithashtu për të miratuar reformat e nevojshme për të mbajtur rrjedhën e ndihmës së huaj.
Zelenskiy u bëri thirrje ligjvënësve, të përdorin dy muajt deri në zgjedhjet e ardhshme, për të miratuar një ligj që do t’i heqë imunitetin nga ndjekja penale dhe një ligj tjetër që ndalon zyrtarët nga pasurimi i paligjshëm i tyre.
“Do të keni dy muaj për këtë. Bëni atë dhe ju do të meritoni medalje “, tha Zelenskiy pasi u betua.” Unë shpërbëj Rada-n (parlamentin) të mbledhjes së tetë “.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.