Presidenti i ri – Kuvendi përfundon raundin e parë
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua për pak minuta seanca plenare për procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, ku në garë ende nuk ka asnjë kandidat të paraqitur.
“Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Votimi quhet i kryer edhe në konkurrim nuk është paraqitur asnjë kandidat i paraqet seancës këtë raport me qëllim përmbylljen e procedurave të raundit të pare”, lexoi raportin kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi.
Pas kësaj deklarate Kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha se seanca e parë konsiderohet e ezauruar.
Meta deklaroi se do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ajo që do të vendosë për seancën e radhës të raundit të ri të procedurave për zgjedhjen e Presidentit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.