Presidenti i SHBA, Donald Trump i zhgënjyer me Kinën. Arsyet i zbulon në rrjetin social “Twitter”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën, e cila, sipas tij nuk po bën “asgjë”, për të ndihmuar SHBA rreth Koresë së Veriut, duke shtuar se “nuk do të lejojë vazhdimin e një gjendje të tillë”, shkruan Radio Europa e Lirë.
Trump i ka bërë këto deklarata përmes disa postimeve në Twitter, një ditë pasi Penjani ka testuar një raketë balistike interkontinentale (ICBM), e cila u tha se ka kapacitet të arrijë në tërë territorin e SHBA-së.
Disa orë pas komenteve të Trumpit, forcat ajrore të SHBA-së, kanë thënë se dy bombarduese të tipit B-1B, janë nisur drejt Gadishullit Korean, si përgjigje ndaj testimeve të raketave nga Koreja Veriore.
Sipas ushtrisë, bombardueset u nisën nga baza ajrore në Guam, të cilave iu bashkuan aeroplanët luftarakë të Japonisë dhe Koresë Jugore, në një mision 10-orësh, duke kryer stërvitje të përgjimit.
Përmes komenteve të tij, Trump ka kritikuar administratën e mëparshme të SHBA-së, për lejimin e Kinës që të krijojë marrëveshje tregtare në vlerë të miliarda dollarëve, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga Pekini.
“Jam shumë i zhgënjyer me Kinën. Ish-liderët tanë të pamend i kanë lejuar Kinës që brenda vitit të krijojë marrëveshje në vlerë të miliarda dollarëve, edhe pse ata nuk bëjnë ASGJË për ne rreth Koresë Veriore, vetëm flasin. Ne nuk do ta lejojmë vazhdimin e kësaj gjendje. Kina mund ta zgjidhë shumë lehtë këtë problem!”, ka shkruar Trump në Twitter.
I am very disappointed in China. Our foolish past leaders have allowed them to make hundreds of billions of dollars a year in trade, yet…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 29, 2017
…they do NOTHING for us with North Korea, just talk. We will no longer allow this to continue. China could easily solve this problem!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 29, 2017
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.