Presidenti i Ukrainës ofron 1 milionë dollarë për shkencëtaret që gjejnë vaksinën ndaj virusit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për shkencëtarët e vendit nëse ata arrijnë të zhvillojnë një vaksinë kundër Koronavirusit, tha të hënën zëdhënësi i tij. Vendi i ish-Sovjetik me një popullsi prej rreth 42 milion ka konfirmuar 3,102 raste të COVID-19 dhe 93 njerëz kanë vdekur.
Presidenti “beson se një milion dollarë është një nxitje e mirë”, tha zëdhënësja e tij Yuliya Mendel në një deklaratë dërguar AFP, me qëllimin që të zhvillojë një vaksinë që do të “shpëtojë qindra mijëra jetë njerëzish”.
Zelensky “me të vërtetë dëshiron që shkencëtarët ukrainas të punojnë më aktivisht drejt zhvillimit të ilaçeve që do të ndihmojnë të gjithë botën”, tha Mendel. Ajo shtoi se kërkesa e Zelensky për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 u dërgua në Akademinë e Shkencave të Ukrainës muajin e kaluar.
Të hënën Organizata Botërore e Shëndetit theksoi rëndësinë e zhvillimit të një vaksine COVID-19, duke thënë se ishte e nevojshme që të ndalohej plotësisht transmetimi i sëmundjes e cila ka çuar në mbi 100,000 vdekje në të gjithë botën që kur u identifikua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar.(AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.