Presidenti Macron: ”Do ta rindërtojmë katedralen e Notre-Dame brenda 5 viteve”
Presidenti Emmanuel Macron premtoi se Franca do të rindërtonte katedralen e Notre-Dame de Paris të shkatërruar nga zjarri, duke thënë se shpresonte që puna do të realizohej brenda pesë vjetësh dhe populli francez do të bëhej bashkë për të riparuar simbolin e tyre kombëtar.
“Ne do të rindërtojmë Notre-Dame edhe më të bukur dhe më kryesorja është që unë besoj se ajo do të përfundojë në pesë vjet, pasi besoj se ne mund ta rindërtojmë atë,” tha Macron.
“Kjo nuk është koha për të folur për politikën,” shtoi Macron, i cili kishte anuluar një fjalim të planifikuar,të hënën në mbrëmje në lidhje me protestat e “jelekëve të verdha”.
Kulla e katedrales u shkatërrua por shumë vepra arti të vlefshme u shpëtuan pasi më shumë se 400 zjarrfikës punuan për të mbajtur flakën, duke e shuar atë 14 orë pas fillimit të saj. Ndërsa qyteti dhe vendi u brengosën për shkatërrimin e këtij simboli të fuqishëm kombëtar, miliarderët, kompanitë dhe autoritetet lokale u treguam të shpejtë për të ofruar donacione. Rreth 24 orë pas fillimit të zjarrit, u mblodhën më shumë se 750 milionë euro, duke përfshirë 500 milionë nga familjet e tre miliarderëve që mbajnë perandoritë gjermane të luksit francez: Kering, LVMH dhe L’Oreal.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.