Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin Anti-KÇK: “Shkel Kushtetutën dhe nuk përmbush kërkesat”
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Aktin Normativ të njohur si anti-KÇK, që vendosi në fokus pasurinë e vendosur nga krimi i organizuar.
Qeveria miratoi aktin në datë 31 janar, ndërsa në 5 mars e kaloi në Kuvend, por në 26 mars kreu i shtetit vendosi të dekretonte rikthimin e tij për shqyrtim me pretendimin se kapur shtatë shkelje në këtë Akt Normativ. Qeveria krijoi një forcë të veçantë policore e quajtur shkurtimisht OFL dhe vendosi masën e sekuestros për të gjithë të akuzuarit që nuk justifikonin pasurinë brenda 48 orëve.
Presidenti Ilir Meta rendit shtatë arsye për kthimin e ligjit, që sipas tij, mbi të gjitha shkel Kushtetutën dhe nuk përmbush kërkesat e nevojës dhe urgjencës.
7 arsyet e Presidentit për kthimin e ligjit ani-KÇK
- Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;
- Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
- Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;
- Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;
- Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
- Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.