Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin ‘Për Bashkëqeverisjen’: Shkel Kushtetutën dhe jo vetëm!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë me dije se ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”.
Sipas Presidentit ligji në fjalë shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor si dhe krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike.
Gjithashtu po sipas informacionit të publikuar nga Meta ky ligj centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese si dhe bie ndesh me parimet e funksionimit te administratës shtetërore te sanksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.