Presidenti Meta: Mosregjistrimi i partive opozitare rrezikon standardin e zgjedhjeve dhe pluralizmin politik
Mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare rrezikon jo vetëm standardin e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.
Kështu është shprehur Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë takimit me kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka të thirrur prej tyre.
Ai theksoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.
Ndërsa shprehu shqetësimin e thellë për krizën kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit në vend, Presidenti Meta tha se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur një zgjidhje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.