Presidenti Meta refuzon dekretimin e ministrit për Punët e Jashtme
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas Metës, Cakaj ka mungesë të të përvojës politike, diplomatike, administrative dhe shtetërore. Ndërkohë, ka cilësuar më tej të papranueshme qëndrimet e tij publike lidhur me çështjet thelbësore të politikës rajonale.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.