Presidenti polak rezulton me koronavirus – Vendi ka regjistruar mbi 200 mijë raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë
Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirus por dita ditës po ndihet më mirë, njoftoi ministri presidencial.
Ai u shpreh që Duda u testua të Premten ndërsa zyra e tij ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse mjekësore.
Ndërkaq zëvendësministri i Shëndetësisë u shpreh në një deklaratë për mediat se ai priste që të gjithë ata që kishin qenë në kontakt me Duda të hynin në karantinë.
Kjo do të përfshinte edhe yllin e tenisit Iga Swiatek, e cila mori Kryqin e Artë të Meritës nga Duda të Premten pas fitores së saj në French Open.
Gjithashtu, të premten Duda vizitoi një spital të përkohshëm që po ngrihej në Stadiumin Kombëtar në Varshavë, me qëllim për të shtuar kapacitetin në sistemin e kujdesit shëndetësor ndërsa Polonia po rregjistron raste në rritje të koronavirusit.
Duda, 48 vjeç, mban një rol kryesisht ceremonial, por ka fuqinë të vetojë legjislacionin. Ai është një aleat i partisë nacionaliste në pushtet, Ligji dhe Drejtësia.
Polonia regjistroi një numër të ri rekord të rasteve të premten, me të dhënat e ministrisë së shëndetësisë duke raportuar 13,632 raste të reja. Vendi ka regjistruar më shumë se 200,000 raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.