Presidenti serb Vuçiç paralajmëron: Largohem pas pak muajsh!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç parajmëron se nuk do të kandidojë më për të drejtuar partinë që kryeson aktualisht. Zgjedhjet partiake parashikohet të zhvillohen pas zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për t’u mbajtur në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, mandati si kryetar shteti atij i përfundon në vitit 2020. Paralajmërimin presidenti e bëri një ditë pas shpalosi planin ambicioz për ekspansion ekonomik të vendit të tij me qëllim arritjen e standarteve të Bashkimit Europian që vendi aspiron të bëhet pjesë.
Zgjedhjet parlamentare parashikohet të mbahen në prill ose maj e pas tyre partia e qendrës së djathtë (Partia progressive serbe)do të mbajë një konventë në fund të qershorit.
“Është vendimi im që të mos kandidoj për kryesimin e partisë” ka deklaruar Vuçiç duke u shprehur më tej se u duhet hapur rrugë të rinjve.
Partia në pushtet u themelua në vitin 2008 nga Vuçiç dhe disa të tjerë ish ultranacionalistë që braktisën partinë radikale serbe duke u ripozicionuar sit ë moderuar dhe me prirje europeiste.
Burimi:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.