Presidenti Thaçi i kërkon Kurtit emrin për formimin e qeverisë së re, Vetëvendosje kërkon zgjedhje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për formimin e Qeverisë, pas rrëzimit së qeverisë nga mocioni i mosbesimit.
Në një letër që Thaçi ia ka nisur Kurtit të enjten, pas përfundimit të konsultimeve me liderët partiakë, thuhet se është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 në Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar.
Ndër të tjera, në letrën e presidentit thuhet se do të merren hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Pas takimeve që presidenti ka zhvilluar me liderët e partive politike, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur për zgjedhje të reja duke kundërshtuar formimin e një qeverie ndryshe, ndërsa partitë e tjera kanë përkrahur formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse duke thënë se nuk është koha për zgjedhje për shkak të pandemisë me Covid19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.