Prezantohet drejtori i Aviacionit Civil, Gjiknuri: Mbroni interesat e udhëtarëve, siguria ajrore prioritet absolut
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë prezantimit të Drejtorit të ri Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri dha edhe disa orientime që duhet të ndjek ky institucion, siç është siguria aeroportuale.
“Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë̈ aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë̈ e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante. Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më”.
Ruajtja e pasagjerit shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij është një tjetër prioritet.
“Histori pafund të pasagjerëve shqiptarë që lihen aeroporteve të Italisë̈ apo vendeve tjera, por edhe këtu në Tiranë kemi raste të shumta. Ndërkohë̈ që përgjigja e zakonshme është̈ se marrëdhënia qytetar-kompani ajrore është̈ private. Kërkoj angazhim maksimal, deri në të qenurit avokati i gjithsecilit që abuzohet nga kompanitë̈ duke i vonuar, anuluar apo mos i lejuar të hipin në bord. Çdo njeri duhet të marrë hakun që i takon në bazë të ligjit, në mënyrë̈ që të dekurajohen kompanitë̈ së beri këto lojëra”, nënvizoi Gjiknuri.
Gjiknuri kërkoi gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Aviacionit Civil për fillimin e operimit dhe ndërtimit të infrastrukturës aeroportuale shtesë në vend.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.