Prezantohet drejtori i ri i Burgjeve, Bardhyl Kaçorri
Është prezantuar sot drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri. Në prezantimin e tij ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe kryeministri, Edi Rama. Sipas ministres, Kaçorri do të jetë një vlerë e shtuar për Policinë e burgjeve.Emërimi i tij vjen pas lirimit nga detyra të paraardhësit të tij, Arben Çuko. Kaçorri ka pasur një karrierë të gjatë në radhët drejtuese të sistemit të sigurisë.
Ndërkohë, emërimin në detyrë të kreut të ri të Policisë së Burgjeve e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama.
“Ardhja e Drejtorit është një motivim më shumë duke pasur parasysh se duke kërkuar shërbimin e drejtorit të ri kemi besoj kërkuar shërbimin e një shërbëtori të njohur dhe besnik të shtetit për sa kohë ka qenë në detyra të larta në sistemin tonë të sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.