Prioritet Pastrimi i Parave – Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për masat shtrënguese ndërkombëtare
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar të mërkurën projektligjin për masat shtrënguese ndërkombëtare në funksion të rritjes së sigurisë.
Drafti u paraqit në Komision nga Zëvendësministri i jashtëm Etien Xhafaj, i cili tha se prioritet do t’i jepet luftës kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të përfshihen në zbatimin e tij agjencitë më të rëndësishme ligjzbatuese në vend.
Sipas tij, një strukturë e posaçme në Ministrinë e Jashtme do të monitorojë aplikimin e masave parandaluese që cenojnë sigurinë.
Ligji parashikon rritjen e nivelit të vëmendjes ndaj rrezikut të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.