Prioritetet e 2020/ Nga afatet e rindërtimit, te fotovoltaiku i Divjakës dhe Thumanë-Rrogozhinë deri të mbyllja e të gjitha sporteleve për shërbime
Në mbledhjen me kabinetin qeveritar janë përcaktyuar prioritetet dhe afatet e realizimit të tyre vitin e ardhshëm. Prioriteti kryesor mbetet rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Po ashtu, prioritete janë edhe hapja e procedurave të reja për projekte të rëndësishme si aksi Thumanë-Rrogozhinë,Shëngjin-Velipojë, Tuneli i Llogarasë etj. Ndërkohë, brenda vitit 2020 parashikohet mbyllja e të gjitha sporteleve të shërbimeve publike dhe ofrimi i tyre vertëm përmes sistemit on-line.
Prioritetet e deklaruara nga kryeministri për 2020:
-Procesi i rindërtimit, brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë pjesa më e madhe e atyre që janë sot në banesat individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re.
-Vazhdim i sistemit të qirasë deri kur të jenë gati për të ardhur në shtëpitë e reja
-Në fillim të janarit do të miratohet akti kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së
-Ka nisur procedura dhe në pranverë do hapet kantieri për kampusin e madh universitar të Tiranës që do përfshijë ish-Qytetin Studenti, Akademinë e re të Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.
-Në kompleksin ekzistues të Akademisë së Arteve do rindërtohet nga e para e gjithë pjesa e ndërtuar pas periudhës italiane.
-Shumë shpejt do shpallet procedura për Parkun e madh të Fotovoltaike në zonën e Divjakës.
-Shumë shpejt do shpallet procedura për rrugën e re që do ndërtohet tërësisht nga e para, Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, pra, një segment, Thumanë-Rrogozhinë.
-Po punohet dhe shpejt do shpallet procedura për tunelin e Llogarasë, pastaj një sërë veprash të tjera, Shëngjin-Velipoja.
-Për procesin e legalizimeve, do të miratohet në Parlament Ligjin e ri për Tokën. Ky ligj synon t’I japë zgjidhje përfundimtare pronësisë mbi tokën të të gjithë atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501-shi dhe nuk ka konflikte pronësie e kanë njohur reciprokisht kufijtë e vjetër
-Shërbimet online. Që në janar, për një numër të madh shërbimesh qytetarët nuk do jenë më të detyruar dhe nuk do e kenë më as të mundur të shkojnë në zyra, apo sportele, por do i bëjnë aplikimet online. Këto shërbime do fillojnë në një masë të konsiderueshme në janar, në qershor vala e dytë dhe në 2020-ën do të mbyllen përfundimisht të gjitha sportelet.
-Shengeni Rajonal
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.