Pritet ngadalësimi i Kinës – Lufta tregtare dhe trajtimi i rreziqeve financiare do ndikojnë ekonominë
Rritja për tremujorin e dytë e ekonomisë kineze pritet të jetë ngadalësuar lehtë nga i pari, ndërkohë që përpjekjet e qeverisë për të trajtuar rrezikun e borxhit kanë frenuar aktivitetin dhe lufta tregtare kërcënon eksportet.
Ekonomia ka ndjerë frenimin e huadhënies së rrezikshme, që ka rritur kostot e huamarrjes, duke bërë që Banka Qendrore të injektojë më shumë para duke ulur rezervat e detyrueshme për huadhënësit.
Të dhënat e fundit kanë treguar shenja të ngadalësimit, ndërkohë që rritja e kreditit ka humbur vrull dhe kërkesa e brendshme nga investimet në infrastrukturë e deri te shpenzimet e brendshme është zbutur.
Kjo vjen gjithashtu ndërkohë që lufta tregtare me SHBA po godet eksportet e Kinës. Sipas ekonomistëve të anketuar nga Reuters, rritja e produktit të brendshëm Bruto pritet të jetë ngadalësuar në 6.7% në tremujorin e dytë.
Ministria e tregtisë në Kinë paralajmëroi ditën e Enjte se tarifat e propozuara nga Shtetet e Bashkuara do të godasin zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, përfshirë kompanitë e huaja në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.