Pritshmëritë e inflacionit në Eurozonë vazhdojnë të bien ndjeshëm
Pritshmëritë e inflacionit në Eurozonë kanë vazhduar të bien ndjeshëm, sipas një studimi të realizuar nga Banka Qendrore Europiane këtë të premte, duke mbështetur kështu planet e bankës për hartimin e një paketë stimuluese të freskët për të ringjallur presionet e çmimeve. Inflacioni me 1.4% pritet të arrihet vitin e ardhshëm, poshtë pritshmërisë së mëparshme prej 1.5%, ndërsa parashikimi për 2021 arriti nga 1.6 në 1.5%, çka është shumë më poshtë objektivit të BQE prej 2%, sipas anketës tre mujore të ‘Survey of Professional Forecasters’, një kontribut kyç në diskutimet e politikave.
Në takimin e BQE të së enjtes, Presidenti Mario Draghi, thuajse premtoi të lehtësojë politikën në shtator, ndërkohë që perspektiva e rritjes po përkeqësohet dhe madje nënvizoi një ri-interpretim të objektivit të inflacionit të BQE-së, gur themeli i kornizës së politikës së tij.
Në afat më të gjatë, të përcaktuar si pesë vitet e ardhshme, inflacioni u parashikua në 1.7%, nën një parashikim të mëparshëm prej 1.8%, duke treguar se pritjet afatgjata të inflacionit mund të jenë drejt anulimit.
Me një luftë të tregtisë globale, e cila dobëson sigurinë, sektori prodhues i përqendruar në eksporte i Europës ka qenë në rënien të lirë kohët e fundit. Kjo kërcënon të infektojë një ekonomi të brendshme të qëndrueshme deri më tani, e cila ende nuk është shlyer plotësisht nga kriza e borxhit të eurozonës.
Megjithatë, projeksionet e rritjes u ndryshuan disi. Anketa e sheh rritjen ekonomike në 1.2% këtë vit, të pandryshuar nga tre muaj më parë. Parashikimet e rritjes për vitin 2020 u rishikuan në 1.3% nga 1.4%. Rritja prej 1.4% është ende e parashikuar për vitin 2021. Projeksionet afatgjata ishin gjithashtu të pandryshuara me 1.4%. (Reuters)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.