Pritshmëritë nga turizmi – Kontribut total deri në 33% PBB brenda 10 viteve
Turizmi parashikohet të jap një kontribut total deri në 33% në Prodhimin e brendshëm bruto deri në vitin 2027, dhe çdo i tretë i punësuar të jetë në këtë sektor.
Sipas ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëria është e pozicionuar në mënyrë strategjike për t’i përmbushur pritshmëritë gjithnjë në rritje për një treg të qëndrueshëm turizmi, me orientim nga natyra dhe kultura.
Viti 2017 u mbyll me mbi 1.5 miliardë Euro të ardhura nga turizmi dhe mbi 5 milionë vizitorë të jashtëm në Shqipëri, shifra këto që kontribuan ndjeshëm në rritjen vjetore ekonomike 4% të vendit.
Trendët e rritjes janë edhe më optimiste, pas parashikimet e World Travel and Tourism Council tregojnë për një rritje mesatare vjetore në të ardhura nga turizmi dhe 6.2% në kontribut direkt në prodhimin bruto të brendshëm nga ky sektor .
Programi i Reformës Ekonomike 2017-2019 për Shqipërinë parasheh një numër masash të përkrahura me alokime buxhetore për të adresuar nevojat e standardizimit të veprimtarive turistike.
Shqipëria ka avancuar edhe kuadrin ligjor dhe të politikave për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.