Probleme në marrjen e pensionit – Rama: Drejtohuni te platforma, administrata duhet të dëgjojë ankesat
Njohja e viteve të kontributeve, është një nga problemet me të cilat ndeshen më shpesh personat në momentin që mbushin moshën e pensionit. Kjo për dy arsye, pasi nuk janë trashëguar siç duhet të dhënat por edhe se punonjësit neglizhojnë. Gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët për bashkëqeverisjen, kryeministri Edi Rama u shpreh se nëpërmjet platformës do ti jept zgjidhje çdo pensionisti për problem me të cilat ndeshen. Më tej Rama ka rikujtuar edhe një herë paketën e solidaritetit për pensionistët të konkretizuar edhe në buxhetin e shtetit.
Më tej Kryeministri është shprehur se nuk ka bashkëpunim me pushtetin vendor për marrjen e ankessave të qytetarëve. Konkretisht Rama i është referuar bashkisë së Shkodrës por pa përjashtur edhe të tjerat.
Në bashkëbisedimin me qytetarët edhe këtë javë nuk kanë munguar rastet e problematikave që lidhen me ALUIZNI-n dhe me Hipotekën.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.