Probleme për Eurozonën – Pritet ngadalësim ekonomik në T2. Manifaktura vazhdon në rënie
Ekonomia e Eurozonës ka hasur vështirësi në tremujorin e dytë, ndërkohë që ngadalësimi në sektorin e manifakturës po ndikon te industria gjigante e shërbimeve. Indeksi i Markit, që formulohet nëpërmjet mijëra sondazhesh drejt sektorit privat, ra në 51.5 pikë në muajin Prill.
Kompania që ndërmerr sondazhet deklaroi se rezultati tregon për një normë të rritjes ekonomike prej 0.2% në tremujorin e dytë. Megjithatë, manifaktura ndodhet në rënien më të shpejtë që prej vitit 2013 dhe sektori i shërbimeve po ngadalësohet gjithashtu.
Në tremujorin e parë, ekonomia e Eurozonës u rrit sipër projeksioneve me 0.4%. Një pjesë e madhe e këtij aktivitet u gjenerua nga përmbushja e porosive të kaluara nga firmat.
Analistët thonë se rritja e prodhimit vazhdon të kalojë atë të porosive të reja, çka nënkupton se aktiviteti modest i biznesit po mbahet nga përmbushja e porosive të vjetra nga firmat.
Treguesi PMI për industrinë e shërbimeve ranë 52.8 pikë, ndërsa aktiviteti i fabrikave u tkurr për të tretin muaj radhazi gjatë Prillit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.