Problemet me borxhin publik – BQE parashikon probleme në disa vende për vitin 2018
Banka Qendrore Europiane parashikon rritje të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Parashikimet flasin për një rritje me 2,4% në vitin 2017, 2,3% në vitin 2018, 1,9% në 2019 dhe 1,7% në vitin 2020. Por instituti me qendër në Frankfurt tërheq vëmendjen edhe për disa vende me një borxh publik shumë të lartë.
Sipas BQE, në vendet me nivel të lartë të borxhit publik, raporti ndërmjet borxhit dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto po ulet, por tepër ngadalë. Për Italinë Belgjikën, Francën dhe Portugalinë parashikohet që në vitin e ardhshëm një nivel i borxhit publik më shumë se 90% e Prodhimit të Brendshëm.
Por, BQE thekson se me përjashtim të Portugalisë, nuk parashikohet që borxhi publik i këtyre vendeve të rikthehet në vlerat e përcaktuara në Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, pra në 60% të PBB.
Në bazë të analizave ekonomike dhe financiare, Këshilli Drejtues i BQE, konfirmon nevojën e një lehtësimi monetar për të siguruar rikthimin e një inflacioni të qendrueshëm prej 2%. Kështu, që një stimul monetar i gjerë mbetet i nevojshëm deri në rikthimin e inflacionit në nivelin e parashikuar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.