Problemet dhe ankesat, kur bizneset mund t’i drejtohen Ministrisë së Sipërmarrjes? Ministrja Sonila Qato shpjegon në “Argument”
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato ka shpjeguar në “Argument” të gazetarit Enio Civici rastet kur bizneset mund t’i drejtohen ministrisë për problemet dhe ankesat që kanë.
Qato shpjegoi se kjo minsitri do të trajtojë të gjitha llojet e probleme dhe ankesave që kanë bizneset me institucionet publike. Ata që i janë drejtuar gjykatës, janë jashtë fushës së përgjegjësisë së kësaj ministrie. Ndërkohë, ministrja paralajmëroi se do të ketë zgjerim të fushës së përgjegjësisë.
Enio Civici: Kur bizneset duhet të vinë te ju?
Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato: “Po t’i referohem fushës së përgjegjësisë në fuqi që ka Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ne trajtojmë të gjitha llojet e problemeve apo ankesave që kanë lidhje me zvarritjet burokratike në dyert e administratës shtetërore.
Nuk i kemi jashtë fushës së përgjegjësisë sonë çështjet, të cilat janë duke u shqyrtuar në gjykatë apo kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë, për të cilat janë kthyer në titull ekzekutiv dhe është institucioni shtetëror përkatës, detyrimi ligjor për ta zbatuar atë vendim gjykate.
Ende nuk kemi arritur të trajtojmë, apo më saktë, nuk e kemi brenda fushës tonë të përgjegjësisë ndërmjetësimin apo trajtimin e disa çështjeve të tjera më specifike se këto.
Për momentin fusha e përgjegjësisë është kjo, por me kalimin e një kohe ku do kolaudohet edhe veprimtaria e kësaj zyre, me siguri që do t’i paraqesim qeverisë edhe nevojën për të zgjeruar fushën e aktivitetit, në varësi edhe të kapacitetit që do arrijmë të tregojmë për të ezauruar këtë lloj nevoje që ka sipërmarrja në raport me zyrën e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.