Problemet e biznesit amerikan në Shqipëri – Dhoma “lumë” shqetësimesh për administratën tatimore, Brahimaj: Do hartojmë ligj të ri
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar një takim me drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj ku i ka paraqitur një sërë shqetësimesh që has biznesin, në raport me administratën tatimore.
Ndërkaq, kryetarja e Komitetit të Taksave dhe Doganave u ndal te të tjera problematika, si bllokimi i llogarive bankare nga drejtoritë e mbledhjes së borxhit, problematikat në sistemin informatik e deri tek rimbursimi i TVSH-së.
Ibrahimaj fajësoi ligjin “Për procedurat tatimore”, që sipas saj është tejet i vjetër, teksa bëri me dije se gjatë këtij viti do të nisë hartimi i një ligji të ri, më të thjeshtë dhe lehtësisht të zbatueshëm.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.