Problemet e fasonëve – Mici: Mungojnë incentivat lehtësuese dhe punonjësit
Thjeshtimi i procedurave tatimore ka ndikuar pozitivisht te sektori fason, sidomos rimbursimi i TVSH, por nga qeveria nuk ka pasur politika incentivuese.
Zv.presidentja e Biznes Albania, Donika Mici u shpreh gjatë një interviste për “TV SCAN” se kërkesat e sipërmarrjes nuk janë marrë parasysh sidomos ato për lehtësi fiskale, edhe pse ky sektor është në zhvillim. Sipas Micit aktualisht sektori fason po vuan mungesën e punonjësve.
Sektori i fasonëve ka njohur rritje gjatë viteve të fundit, ndërkohë që sipas sipërmarrësve, ka një interes në rritje nga investitorë të huaj për tregun shqiptar.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.