Problemet e punësimit – Të rinjtë në Kuvend, kërkesa për praktikën, informalitetin dhe lehtësitë fiskale
Njohja e praktikës dhe vullnetarizmit si eksperiencë pune, mungesa e trajtimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale gjatë periudhës së punësimit , punësimi informal apo këshillimi I karrierës janë disa nga problemet që duhet të adresohen, me qëllim punësimin e qëndrueshëm dhe produktiv të të rinjve. Kërkesat e tyre u bënë gjatë një seance dëgjimore me Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Po ashtu, të rinjtë kërkuan më tepër informacion mbi zbatimin e ligjit që ofron lehtësi fiskale për kompanitë që punësojnë të rinjtë.
Ndërkaq, Qendra për të Drejtat në Punë bëri një sërë rekomandimesh, me qëllim përmirësimin e situatës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.