Problemet e shëndetit mendor, rritje të rasteve – Reli: Papunësia dhe ekonomia, faktor nxitës të problemeve psikike
Rriten rastet e problemeve të shëndetit mendor tek qytetarët që prej fillimit të pandemisë. Sipas mjekëve, ky vit po shënon një numër më të lartë kërkesash nga ana e individëve për ndihmë psikiatrike, kjo edhe për arsye të rritjes së ndërgjegjësimit.
Në një intervistë për Televizionin SCAN Mjekja Psikiatre, Arjana Reli, flet për tendencë në rritje të kësaj problematike duke rekomanduar pranim të situatës nga ana e qytetarëve.
Papunësia dhe prekja e ekonomisë gjatë kësaj periudhë është një tjetër arsye, sipas Relit, që ka ndikuar në rritjen e kërkesave për ndihmë
Mjekja vlerëson sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 si një relaks mendor për shumë qytetarë ndërsa bënë thirrje, për ata që ende nuk kanë besim, të mos e shmangin.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.