Problemet me punësimin – Tregu, kërkesa për punë në “konflikt” me ofertën
Tregu i punës në vend paraqet probleme sa i përket kërkesës për punësim dhe ofertës së bizneseve, duke bërë që papunësia të jetë në nivele të larta. Shërbimi Kombëtar i Punësimit, vë në dukje se mospërputhja e ofertës dhe kërkesës për punë është e gjithanshme.
Referuar shifrave zyrtare për vitin 2017, por që tregojnë thuajse të njëjtin trend edhe gjatë këtij viti, numri i ofertave për punë është 47.9% e numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në të gjitha zyrat e punësimi, por nëse në qarqet Tiranë dhe Durrës kjo shifër shkon në 80%, në Qarqet Kukës dhe Dibër varion nga 9-13% të totalit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar.
Nëse në kategoritë profesionale të zanatçinjve, teknikëve të mesëm dhe specialistëve me arsim të lartë, oferta mbulon 40-100 % të kërkesave për punësim të atyre që janë të regjistruar, për profesionet elementare janë në dispozicion vetëm 7,314 vende të lira pune të regjistruara, ose 21.4% të totalit të kërkesave për punësim nga kjo kategori. Ndërsa nuk ka oferta fare për punëkërkues të papunë pa profesion që përbëjnë 8.6% të totalit të të papunëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.