Procedura se si qytetarët dhe bizneset mund të kontrollojnë detyrimet dhe bllokimet e automjeteve. Dokumentet dhe hapat që duhet të ndiqni
Tashmë qytetarët mund të kontrollojnë detyrimet dhe statusin e automjeteve, duke klikuar në portalin E-Albania. Shërbimi “Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit”( https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=5016) u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të shohin online statusin aktiv të mjetit, si dhe detyrimet apo bllokimet e mjeteve që zotërojnë.
Procedura mund të kryhet brenda 24 orëve nga çdo pikë aksesi në internet, kundrejt një dokumenti identifikimi dhe regjistrimit në portal.
“Kontrolli i statusit të automjetit është një shërbim elektronik që ndihmon shumë pronarët e automjeteve, të cilët për pagesën e gjobave, detyrimeve, por edhe certifikata të ndryshme, si dhe leje qarkullimi, mund të aplikojnë online, po përmes portalit E-Albania, pa pasur nevojë për radhë dhe prezencë në sportele.”
Dokumentacioni i nevojshëm
Për të marrë këtë shërbim personat duhet të paraqesin:
– Dokumentin e identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online:
– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Klikoni butonin” Zgjidh” për të parë statusin aktiv të një mjeti si edhe detyrimet apo bllokimet.
Shërbimi mund të ofrohet menjëherë dhe pa pagesë, ndërkohë që ky lloj kontrolli mbështetet në disa ligje si:
– Ligji nr. 8378, date 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
– VKM nr. 153, date 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)
– Ligji nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare” (i ndryshuar)
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.