Procedura të thjeshtuara doganore për sipërmarrjet italiane
Hyrja në fuqi e Kodit të ri doganor, por edhe thjeshtimi i mjaft procedurave doganore, ka lehtësuar veprimet administrative të sipërmarrjes në pikat doganore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nënshkroi një protokoll bashkëpunimi me Confindustria Albania, me synim për të lehtësuar dhe mbështetur operimin e kompanive të huaja në vendin tonë.
Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, vlerësoi rëndësinë e investitorëve të huaj si dhe u premtoi mbështetje partneriteti operatorëve legjitimë.
Sipërmarrja italiane zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin dhe ekonominë e vendit tonë, dukë qenë ndër investitorët kryesorë të huaj. Ndërkohë Italia është vendi kryesor në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.
Violeta Shqalsi/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.