Procedurat për librat falas – Nxënësit e kategorive në nevojë i marrin në shkolla pa faturë rimbursimi
Ndryshe nga vitet e kaluara, fëmijët që i përkasin kategorive në nevojë nuk i duhet të dorëzojnë faturën e rimbursimit për librat.
Ministria e Arsimit ka vendosur që shkollat të shpërndajnë tekstet për 64 mijë nxënës në mbarë vendin, të cilëve iu duhet vetëm të dorëzojnë certifikatën familjare për të vërtetuar statusin.
Sipas drejtoreshës së shkollës 9 vjeçare “Jeronim De Rada”, Rozina Kollçaku, kjo procedurë ka lehtësuar prindërit jo vetëm në kosto por edhe në kohë
Televizioni SCAN ka vëzhguar procesin e shpërndarjes në shkolla të librave që sipas mësuesve ka ecur normalisht pa flukse apo mungesa në tekste.
Tek kategoritë që përfitojnë libra falas, krahas atyre nga klasa e parë deri në të katërtën, bëjnë pjesë fëmijët jetim, nxënësit që janë nga i treti e lartë, në radhët e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje, fëmijët që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, viktimat e trafikimit, fëmijët që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social si edhe ata që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.