Procedurë e përshpejtuar për HEC-e – Hoxha: Të ulet kufiri 100 mln euro, favorizohen investimet e huaja
Kufiri i investimit për projektet energjetike që kalojnë me procedurë të përshpejtuar duhet të jetë shumë më i ulët se 100 milion euro”.
Deklarata vjen nga kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha, i cili komentoi projektligjin që është duke u diskutuar në Kuvend.
Ky projektligj parashikon përjashtimin nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo partneritet publik-privat të ndërtimit të HEC-eve apo termocentraleve me kapcitet nën 2 MW dhe vlerë investimi mbi 100 mln euro.
Sipas Hoxhës, fluksi i investitorëve të huaj nuk është në nivelin e dëshiruar, ndaj kërkon nga qeveria të krijojë kushtet, me qëllim thithjen e tyre.
Me qëllim rritjen e investimeve në sektorin energjetik, Dhoma Britanike e Tregtisë do të organizojë të hënën një takim ku do të jenë të pranishëm deputetë e lordë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.