Procesi i rindërtimit – 250 milionë lekë për riforcimin e banesave në Durrës
Një fond prej 250 milionë lekësh është vënë në dispozicion të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe vë në dijeni se ky buxhet është në funksion të riforcimit të njësive të banimit në pallate, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore, ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që duhen rindërtuar nga e para.
Objektet që janë pjesë të këtij tenderi, ndodhen në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13 të Durrësit, si dhe në rrugën “Shoqëria Bashkimi”. Sipas detajeve bashkangjitur tenderit, projekti do të manifestohet brenda një periudhe 6 mujore, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.