Prodhimi i OPEC prek fundin/ Bie prej sanksioneve të Trump dhe paktit të kartelit
Prodhimi i OPEC ka rënë në nivelin më të ulët në 5 vite gjatë Qershorit, ndërkohë që rritja e Arabisë Saudite dështoi të kompensojë humbjet në Iran dhe Venezuleë, prej sanksioneve amerikane dhe shkurtime të tjera brenda grupit.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës me 14 anëtarë, pompoi 29.6 milionë fuçi në ditë muajin e kaluar, sipas një sondazhi të Reuters, në rënie me 170 mijë fuçi në ditë nga Maji. Ky është edhe nivelin më i ulët që prej vitit 2014.
Sondazhi tregon se pavarësisht përpjekjeve të Arabisë Saudite për rritje të prodhimit, Mbretëria po pompon edhe poshtë kapacitetit që i lejon marrëveshja e OPEC. Organizata rinovoi paktin e uljes së prodhimit në javën e kaluar.
Pavarësisht rënies së ofertës, nafta bruto ka rënë nga niveli më i lartë në 6 muaj prej 75 dollarë që preku në Prill dhe qëndronte në 63 dollarë për fuçi në ditën e fundit tregtare të javës. OPEC, Rusia dhe vende të tjera jo anëtare që njihen si OPEC +, ranë dakord në Dhjetor që të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë nga Janari 2019.
Vendet anëtare ranë dakord javën e kaluar në Vienë, që të zgjasin marrëveshjen deri në Mars 2020.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.