Prodhimi industrial në Kinë – Investimet dhe shitjet me pakicë, jashtë parashikimeve
Prodhimi industrial i Kinës u rrit 5.9 për qind në tetor nga një vit më parë dhe investimi i aseteve fikse u rrit 5.7 për qind në 10 muajt e parë, të dyja këto tejkaluan parashikimet, megjithatë shitjet me pakicë u rritën më pak se sa pritej muajin e kaluar.
Rritja e parashikuar e prodhimit industrial u ul në 5.7 për qind nga 5.8 për qind në shtator. Rritja e investimeve pritej shkonte në 5.5 për qind në 10 muajt e parë të vitit, nga 5.4 për qind në janar-shtator. Aktivet fikse të sektorit privat të investimeve u rritën 8.8 për qind gjatë periudhës janar-tetor, krahasuar me një rritje prej 8.7 për qind në tre tremujorët e parë, sipas të dhënave zyrtare.
Investimet private përbëjnë rreth 60 për qind të investimeve të përgjithshme të Kinës. Shitjet me pakicë u rritën 8.6 për qind në tetor nga një vit më parë. Analistët kanë pritur që ato të rriten 9.1 për qind, duke u ulur nga 9.2 për qind që ishin në shtator. Sipas CNBC, me presionin tregtar të SHBA që kërcënon të mbajë nën presion ekonominë tashmë të ngadalësuar të Kinës, politikanët janë përqendruar të marrin masa për rritje të lartë si dhe për të ulur taksat dhe tarifat. Por analistët thonë se do të duhet pak kohë përpara se ekonomia të fillojë të jetë qëndrueshme.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.