Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021 – Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%!
Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregonin se aktivitetet e shërbimeve kishin pësuar ndryshime pozitive për tremujorin e tretë, gati në të gjithë treguesit. Ndërkohë, le të shohim se si paraqitet prodhimi për tremujorin e tretë të këtij viti. Të dhënat sinjalizojnë ndryshime pozitive edhe sa i përket treguesve të të mirave, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020.
Rritja më e madhe vërehet në indeksin e shitjeve neto për aktivitetin “Energji elektrike, Gaz dhe Avull”, me gati 70%. Ky aktivitet gjithashtu ka pësuar ndryshim pozitiv në indeksin e prodhimit në volum, me 12.1%, si dhe në fondin e pagave me 3.8%. Nga ana tjetër, aktiviteti “Energji elektrike, Gaz dhe Avull” ka pësuar rënie në indeksin e numrit të të punësuarve, me -0.7%..…(Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!).
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.