Prodhimi vendas i energjisë/Balluku-prodhuesve: Nuk arrini dot të zbusni importet
Impkti energjitik që prodhuesit e energjisë së rinovueshme japin në rrjet nuk mund të zbusin importin. Deklarata ka ardhur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një interpelancë me prodhuesit e energjisë së rinovueshme për lehtësimin e procedurave në sistemin e shpërndarjes së energjisë.
Sipas Ballukut, pavarësisht sasisë së energjisë të siguruar nga prodhimi vendas, për të mbuluar nevojën për energji në vend nevojiten kapacitete më të mëdha.
“Impakti energjitik që ju do jepni në rrjet sigurisht që nuk do zbusë importin. Prodhimi vendas që të mbulojë nevojën bëhet në rastet e kapaciteteve të mëdha. Pra sa më shumë autoprodhues, sa më shumë entitete që mbulojnë nevojat, aq më pak ne do të na duhet të importojmë, por sigurisht ju nuk arrini të impaktoni importet. Ju në rrjet injektoni sasi të energjisë të vogla, të cilat janë teprica, pasi ju keni përdorur energjinë që ju nevojitet. Ju nuk e ndryshoni impaktin e importit në vend.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.